Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar që therja e kurbaneve për Kurban Bajram të bëhet vetëm në thertore të licencuara.
Sipas AUV-së, therja në vende të palejuara është shkelje ligjore dhe rrezikon shëndetin publik.
Institucioni ka paralajmëruar masa ndaj shkelësve.