Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është mbajtur një takim mes Drejtorit Ekzekutiv Bekim Hoxha dhe përfaqësueses së FAO-s, Daniela Mangione, ku u diskutua zbatimi i projektit rajonal për Fondin e Parandalimit të Pandemive.
Ky projekt, në të cilin janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kap vlerën 2.8 milionë dollarë dhe synon forcimin e sistemeve për zbulimin e hershëm, monitorimin dhe kontrollin e sëmundjeve veterinare.
Projekti pritet të zgjasë tre vjet dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë dhe rajon.




