Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet individëve nuk do të lejohen të bëhen me para të gatshme.
Sipas ATK-së, këto transaksione duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave elektronike të pagesës.
Institucioni ka apeluar qytetarët që të respektojnë kufizimin ligjor për të shmangur gjobat dhe ka kërkuar përdorimin e pagesave formale dhe të sigurta.




