Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.
Sipas njoftimit, mjetet në vlerë prej 500 eurosh janë transferuar në llogaritë bankare të përfitueseve.
Ministria u ka bërë thirrje lehonave që të verifikojnë llogaritë e tyre për të konfirmuar pranimin e mjeteve, si pjesë e mbështetjes për nënat e reja dhe familjet e tyre.




