Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, në selinë e NISMA-s, ku kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim politik, elektoral dhe qeverisës.
Sipas Limajt, NISMA do të mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën, në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se ky partneritet synon forcimin e stabilitetit institucional, zhvillimin ekonomik dhe funksionimin më efikas të shtetit të Kosovës, duke u bazuar në vlera të përbashkëta dhe orientim euroatlantik.




