Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vendosur që nga 1 qershori pagesat mbi 2,000 euro nuk do të mund të bëhen me para të gatshme.
Sipas tij, blerjet mbi këtë vlerë duhet të realizohen përmes kartelës bankare ose transfertave elektronike në institucionet financiare të licencuara nga BQK.
Edhe ATK ka bërë thirrje që qytetarët dhe bizneset të respektojnë këtë kufizim ligjor, duke theksuar se pagesat duhet të kryhen përmes sistemit bankar për të shmangur gjobat.




