Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ndërmarrjet prodhuese në Kosovë po humbin tregun vendor dhe ndërkombëtar për shkak të rritjes së kostove të prodhimit.
Sipas tij, çmimet e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 7.9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa që nga viti 2021 rritja e kostove ka arritur në mbi 24 për qind.
Hoti theksoi se rritja e çmimeve të energjisë ka ndikuar drejtpërdrejt në prodhim, duke shtuar se kjo situatë po ndikon në rritjen e importeve, uljen e investimeve dhe dobësimin e konkurrencës së ekonomisë vendore.




