Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 68 aksidente trafiku, prej tyre 25 me të lënduar dhe 43 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas raportit ditor, policia ka shqiptuar gjithsej 2273 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 18 persona, pesë janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.




