Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të realizohen pagesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Sipas tij, kjo mbështetje financiare është pjesë e pakos për përballje me inflacionin 2.0, e miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Nga kjo pako përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë dhe më shumë se 300 mijë përfitues të skemave pensionale, përfshirë edhe kategoritë e luftës dhe personat me nevoja të veçanta.




