Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, Frédérique Duversin.
Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar atë për përkushtimin shumëvjeçar ndaj Kosovës dhe për kontributin në promovimin e kulturës kosovare në Francë, që nga vitet ’90.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit, përmes shkëmbimeve akademike, rezidencave artistike dhe promovimit të artistëve kosovarë në Francë dhe hapësirën frankofone.
Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi ekzistues me institucione kulturore dhe akademike franceze, duke u theksuar rëndësia e diplomacisë kulturore në forcimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Francës.




