Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar nisjen e takimeve me qytetarët në të gjitha komunat e vendit nga 28 maji deri më 4 qershor.
Sipas njoftimit, këto takime synojnë prezantimin e vizionit dhe programit të partisë për ndryshimet që, sipas tyre, i nevojiten Kosovës.
LDK ka theksuar se tubimet nuk janë vetëm aktivitete zgjedhore, por edhe takime për bashkim, shpresë dhe rikthim të zhvillimit në vend. Partia ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të bashkohen në rrugëtimin e saj politik.




