Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e luftës çlirimtare gjatë një tubimi në Gllogjan, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.
Ai përmendi Arben dhe Luan Qerimajn, Fetah Selcën, Besim Alijajn, Rexhep Tafën dhe Haki Krasniqin, duke thënë se ata dhe shumë të tjerë u rritën me frymë patriotike dhe atdhedashëse.
Haradinaj u shpreh se liria e sotme është rezultat i luftës çlirimtare dhe sakrificës së UÇK-së, e cila sipas tij ka sjellë edhe aleancën me NATO-n dhe mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën.




