Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka kërkuar sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që qytetarët amerikanë të evakuohen nga Kievi, mes paralajmërimeve për sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në kryeqytetin ukrainas.
Sipas Moskës, Rusia planifikon “sulme të vazhdueshme”, ndërsa telefonata mes dy zyrtarëve ka ardhur pas një vale sulmesh të rënda me dronë dhe raketa në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase.
Ukraina e ka cilësuar paralajmërimin si “shantazh”, ndërsa disa vende evropiane kanë reaguar duke dënuar agresionin rus dhe duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga Ukraina.




