Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët në hapjen e fushatës zgjedhore në Ferizaj, duke thënë se nga ky qytet nis rrugëtimi për ndryshime në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin që do të mbahet të enjten nga ora 20:00, duke theksuar se synimi është për t’i dhënë fund krizës dhe për të sjellë zhvillim në vend.
Hamza ka thënë se fushata do të zhvillohet me energji, besim dhe dashuri për atdheun.




