Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull që paraqet në mënyrë negative institucionet e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar zbatimin e ligjit si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.
Artikulli, i publikuar para zgjedhjeve të 7 qershorit, është kritikuar si propagandistik, pasi Kosova paraqitet si “shtet i rremë” dhe arrestimet lidhen me raste që sipas autoriteteve kosovare kanë të bëjnë me krime lufte, terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues.
Sipas reagimeve, përmes këtyre publikimeve synohet të ndikohet opinioni publik dhe të delegjitimohen institucionet e Kosovës./EO/




