Pas rrëfimit të këngëtares Pandora në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku u bë e ditur ndihma për trajtimin e djalit të Shpat Kasapit, Roelit, ka reaguar edhe nëna e të ndjerit, Gjylymsere Kasapi.
E emocionuar, ajo ka falënderuar publikisht këngëtaren për mbështetjen dhe kujdesin ndaj familjes në një periudhë të vështirë, duke e quajtur një gjest shumë human.
Ndihma për Roelin e vogël dhe mesazhet e solidaritetit kanë prekur opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta mbështetëse për familjen.




