Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, është rikthyer pas një periudhe mungese në rrjetet sociale, duke qetësuar fansat që kishin shprehur shqetësim për largimin e tij.
Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në TikTok se gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në studio muzikore, duke punuar në projekte të reja.
Sonte në orën 19:00 pritet të publikohet kënga e parë nga EP-ja e tij e re me titull “Afterparty”, i cili do të përmbajë gjithsej pesë këngë.




