Në ditët e majit, nga 16 deri më 31, përkujtohen dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të Kosovës, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
Djemtë dhe vajzat që ranë në këtë periudhë u shndërruan në simbol të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare të popullit të Kosovës.
OVL-UÇK i ka përkujtuar me nderim të lartë të gjithë dëshmorët, duke theksuar se sakrifica, ideali dhe gjaku i tyre për lirinë e atdheut nuk do të harrohen kurrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kosovës.




