Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nisur aplikimi për përfitimin e mbështetjes prej 100 euro për studentët në Kosovë.
Sipas tij, aplikimi realizohet vetëm në mënyrë digjitale përmes platformës e-Kosova, duke hyrë në seksionin e shërbimeve dhe kategorinë “Familja”, ku gjendet formulari përkatës.
Murati bëri të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 5 qershor, duke u bërë thirrje studentëve që të përfundojnë procedurën brenda afatit të përcaktuar.




