Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me vajzat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, të cilat po përgatiten për Kampionatin Evropian “Small Countries”, që mbahet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë.
Kosova merr pjesë për herë të katërt në këtë garë dhe për herë të dytë si organizatore, ndërsa ekipi synon vazhdimin e sukseseve pas medaljes së bronztë të fituar në vitin 2021 në Qipro.
Në takim u theksua edhe rritja e mbështetjes institucionale për sportistet, përfshirë përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend.




