Gjykata Speciale ka bërë të ditur se trupi gjykues ka kërkuar 60 ditë kohë shtesë për shpalljen e vendimit final në rastin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit, zgjatja e afatit është bërë për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të çështjes. Publiku do të informohet kur të caktohet data e shpalljes së vendimit.
Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që afati të zgjatet sërish, në varësi të vendimeve të mëtejshme të trupit gjykues./EO/




