Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kandidatët për deputetë, ka zhvilluar takime në Anamoravë, në Gjilan dhe Kamenicë, ku është njohur nga afër me potencialin ekonomik dhe shqetësimet e qytetarëve.
Në Gjilan, ai ka takuar qytetarë dhe struktura partiake, si dhe ka vizituar fabrikën e mobiljeve “Pallma” dhe kompaninë “Euro Model”, duke vlerësuar ndërmarrësinë lokale. Vizita u përmbyll në Kullën e Bashkimit në Kosaqë.
Në Kamenicë, Gjini ka vizituar fabrikën e ujit “Qua Fix” dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e komunës.
Ai theksoi se Anamorava ka nevojë për më shumë investime dhe se mbështetja për bizneset vendore dhe të rinjtë mbetet prioritet kryesor.




