U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshilli Konsultativ për Komunitete.
Në takim u diskutua roli i këshillit si mekanizëm i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve, si dhe nevoja që shqetësimet dhe propozimet e tyre të trajtohen në mënyrë të rregullt institucionale.
Haxhiu theksoi se barazia merr kuptim vetëm kur qytetarët kanë qasje në institucione, shërbime dhe vendimmarrje, duke konfirmuar përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të përfaqësimit dhe të drejtave të komuniteteve në Kosovë.




