Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara brenda dy ditëve në rajonin e Prizren.
Rasti i parë ka ndodhur më 25 maj në fshatin Lubizhdë e Hasit, pas një denoncimi për të shtëna me armë gjatë një gazmendi familjar. I dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht një armë me gaz, një karikator, fishekë dhe gëzhoja, ndërsa është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Rasti i dytë është regjistruar më 27 maj në rrugën “Remzi Ademaj”, ku gjatë një kontrolli rutinë në një lokal është gjetur një pistoletë me municion. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është ndaluar për 48 orë.
Në të dy rastet, armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.




