Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell.
Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin reshje të lehta lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.




