Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e biletave të aviacionit për diasporën.
Sipas tij, ky vendim favorizon kompanitë e huaja të aviacionit, ndërsa bizneset dhe prodhuesit vendorë kanë mbetur pa mbështetje institucionale, edhe në periudha të vështira ekonomike.
Shahini tha se subvencionimi i aviokompanive nuk është prioritet për ekonominë e vendit dhe ngriti shqetësime për mënyrën e ndarjes së këtyre mjeteve, duke kërkuar më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë.




