Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 761 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Po ashtu, janë refuzuar dy organizata dhe është pezulluar një parti politike.
Sipas KQZ-së, organizatat e akredituara kanë përmbushur kriteret ligjore për vëzhgimin e procesit zgjedhor, ndërsa dy prej tyre janë refuzuar për mosplotësim të kushteve të parapara me ligj.




