Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka pritur në selinë e LDK-së përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.
Sipas tij, në këto takime është diskutuar për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës dhe rëndësinë e stabilitetit institucional.
Abdixhiku theksoi se bashkëpunimi me aleatët ndërkombëtarë mbetet orientim i rëndësishëm politik dhe shtetëror për Kosovën.







