Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me moslejimin e mbajtjes së një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
Sipas Gjykatës, vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ishte i drejtë dhe në përputhje me ligjin, pasi hapësira ishte rezervuar më herët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Nga dokumentet e shqyrtuara rezulton se PDK kishte paraqitur kërkesën më 30 prill 2026, ndërsa LVV më 8 maj për të njëjtin lokacion dhe datë.
Gjykata Supreme konstatoi se nuk kishte shkelje procedurale apo zbatim të gabuar të ligjit, duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së.




