Dogana e Kosovës ka marrë pjesë në punëtorinë ndërkombëtare të organizuar nga Organizata Botërore e Doganave (OBD) në Bruksel, në kuadër të programit SECO-WCO GTFP, ku u diskutuan praktikat më të mira për digjitalizimin dhe automatizimin e procedurave doganore.
Përfaqësuesit e Doganës prezantuan reformat dhe përvojat në modernizimin doganor, me fokus në përdorimin e analizës së avancuar të të dhënave për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve.
Gjatë seminarit u shkëmbyen përvoja mbi sfidat dhe qasjet efektive të transformimit digjital, ndërsa u diskutua edhe për sigurinë e të dhënave, integritetin dhe rëndësinë e partneriteteve publiko-private.




