Me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit, kanë organizuar aktivitete ndërgjegjësuese kundër përdorimit të duhanit dhe nikotinës.
Aktiviteti kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë dhe qytetarët për pasojat e dëmshme të duhanit, duke promovuar një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Në kuadër të organizimit u ndanë çmime për nxënësit pjesëmarrës në garën me punime dhe mesazhe kundër duhanpirjes, ndërsa u ekspozuan edhe punimet kreative me mesazhe vetëdijësuese.
Organizatorët bënë thirrje për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe pa varësi nga duhani dhe nikotina.




