Analisti politik Azem Vllasi ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke thënë se krizat e vazhdueshme institucionale tregojnë mungesë aftësie për të udhëhequr shtetin.
Ai ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit mund të ketë sërish zgjedhje të reja, duke shtuar se partitë politike nuk po arrijnë stabilitet institucional.
Sipas tij, mënyra e qeverisjes aktuale po e mban vendin në paqartësi politike, ndërsa fushata zgjedhore tashmë ka nisur në disa qytete të Kosovës.




