Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Adriatik Kupi, së bashku me përfaqësues të ICITAP-it për inteligjencën korrektuese në rajon.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, sfidat në sistemin korrektues, si dhe forcimin e sigurisë dhe procesit të rehabilitimit të të dënuarve.
Palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./EO/




