Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin S.S., nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Sipas hetimeve, i dyshuari nga viti 2019 deri në mars 2026, si zyrtar në Komunën e Kllokotit, nuk është paraqitur në punë, por ka përfituar rregullisht pagë nga buxheti i shtetit, duke shkaktuar dëm rreth 39 mijë euro.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe do të kërkohen masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit.




