Halil Kastrati ka bërë të ditur se familjes së Driton Pllanës nga fshati Dolak i Vushtrrisë, të cilit iu dogj shtëpia nga zjarri, do t’i ndërtohet një shtëpi e re.
Pas rastit të rëndë, ku u shkatërrua banesa e familjes së djalit të vetëm të martirit Sabri Hashim Pllana, është marrë vendimi për ndihmë dhe rindërtim të plotë të shtëpisë.
Kastrati theksoi se kjo familje ka kontribuar për lirinë e Kosovës dhe nuk duhet të mbetet e vetme në këtë situatë të vështirë, duke shtuar se me ndihmën e donatorëve dhe njerëzve bamirës shtëpia do të ndërtohet sërish.




