Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) për Strategji, Plane dhe Politika, ka zhvilluar vizitën e tij në Kosovë si pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në vend, ai u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me të cilin diskutoi bashkëpunimin dhe koordinimin afatgjatë në fushën e sigurisë.
McKinney vlerësoi progresin e arritur ndër vite, duke theksuar se bashkëpunimi i përbashkët kontribuon në një Evropë Juglindore më të sigurt dhe më të qëndrueshme.




