Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Kosovë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.52 euro për litër, duke shënuar ulje prej tre centësh krahasuar me ditën paraprake.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.43 euro për litër, ndërsa gazi me 0.74 euro për litër.
Këto çmime do të mbeten në fuqi gjatë gjithë ditës së sotme.4m




