Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se ende nuk është arritur një mirëkuptim përfundimtar me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht zhvillimeve të fundit diplomatike dhe deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se bisedimet vazhdojnë, por pa marrëveshje konkrete deri më tani.
Ai reagoi edhe ndaj deklaratës së Trump, i cili kërkoi që Irani të mos posedojë armë bërthamore, duke theksuar se Teherani vendimet i merr në bazë të interesave të veta kombëtare.
Baghaei shtoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për “anije armiqësore”.




