Forumi Ekonomik i Grave u ka bërë thirrje partive politike që të përfshijnë në programet e tyre pesë prioritete për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë ligjin e ri të punës, mbështetjen për gratë ndërmarrëse dhe investimet në kujdesin social.
Koordinatorja Saxhide Mustafa tha se gratë vazhdojnë të përballen me pengesa në tregun e punës dhe kërkoi politika më të avancuara për barazi ekonomike, kujdes për fëmijët dhe të moshuarit, si dhe rritje të fondeve për bizneset e drejtuara nga gratë./EO/




