Këngëtarja Melinda Ademi ka lansuar zyrtarisht albumin e saj më të ri të titulluar “Bad Diva”, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Albumi përmban 20 këngë të reja, duke sjellë një kombinim rrymash muzikore dhe bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore vendore dhe ndërkombëtare, si Bardhi, Ronela Hajati, Didine Canon 16, Elinel, Lumi B dhe Gesko.
Që në orët e para të publikimit, disa nga këngët e albumit kanë filluar të marrin klikime të larta në platformat online, ndërsa fansat e kanë pritur me entuziazëm projektin e ri të artistes.




