Vasfije Buqe Goodman ka ndarë një rrëfim emocional, ku tregon se është kthyer në një vend që për vite të tëra nuk ka pasur forcë ta vizitojë, pasi aty kishte përjetuar një ngjarje traumatike në moshën 16-vjeçare.
Ajo shprehet se shtëpia e parë nuk ekziston më, por një tjetër ndërtesë në atë zonë ende qëndron, dhe se është afruar deri aty, pa mundur të hyjë brenda.
Sipas saj, vizita nuk kishte për qëllim mëshirën, por përballjen me të kaluarën pas shumë vitesh.




