Mot kryesisht i vranët me intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Vende-vende mund të ketë reshje shiu, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 27 gradë Celsius. IHMK rekomandon shmangien e ekspozimit të gjatë në diell nga ora 10:00 deri në 16:00 për shkak të indeksit të lartë UV.




