Nga sot ka hyrë në fuqi kufizimi i ri që ndalon kryerjen e pagesave me para të gatshme mbi vlerën 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve në Kosovë.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, të gjitha transaksionet që tejkalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë dispozitat ligjore në fuqi, duke paralajmëruar se moszbatimi i tyre mund të sjellë masa ndëshkuese dhe gjoba.




