Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka dështuar dhe se janë arritur marrëveshje, por problemi mbetet moszbatimi nga Beogradi.
Në emisionin “Politiko”, ai deklaroi se Kosova e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, e cila sipas tij nuk është ideale, por përbën bazë për vazhdimin e dialogut.
Ai shtoi se Serbia nuk e ka nënshkruar dhe nuk po e respekton atë në praktikë.




