Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Konferencën e Nëntë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët.
Ajo tha se fëmijët kanë nevojë për vëmendje, mbrojtje dhe mbështetje 365 ditë në vit, si dhe për një mjedis të sigurt në familje, shkolla dhe komunitet.
Haxhiu falënderoi organizatorët dhe profesionistët që punojnë me fëmijët, duke theksuar se kontributi i tyre shpesh mbetet larg vëmendjes publike, por është shumë i rëndësishëm për shoqërinë.




