Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin, duke theksuar se një dakordim do të ishte në interes të të dyja palëve.
Sipas tij, Teherani “vërtet dëshiron të bëjë një marrëveshje”, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e dialogut diplomatik, pavarësisht tensioneve të fundit mes dy vendeve.
Deklaratat vijnë pas raportimeve për përshkallëzim të situatës, ku SHBA ka kryer goditje ndaj disa objektivave në Iran, ndërsa Teherani ka reaguar duke shënjestruar një bazë amerikane në rajon.
Megjithatë, burime ndërkombëtare raportojnë se po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një marrëveshjeje të mundshme mes palëve.




