Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës “Albi Mall”, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që i jepet futbollistit më të dalluar të xhiros.
Për javën e fundit të edicionit, ky çmim i është dhënë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili u vlerësua për paraqitjen e tij në fitoren 1:0 ndaj FC Ballkani.
Pefqeli ishte vendimtar në këtë ndeshje, duke shënuar golin e vetëm që i siguroi skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa pas marrjes së çmimit, Pefqeli tha se kjo ndeshje ishte një nga më të rëndësishmet e sezonit për ekipin e tij.




