Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë të mira, por ekzistojnë dallime në qasjen politike për disa çështje.
Kurti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk nënkupton pajtim në çdo qëndrim, veçanërisht sa i përket raportit me Beogradin zyrtar.
“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, deklaroi Kurti.




