Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën.
Kjo ditë ka origjinë nga përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, të forcuara me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës të vitit 1959 dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës të vitit 1989.
Megjithatë, sipas të dhënave globale, sfidat mbeten të mëdha, pasi miliona fëmijë nuk kanë qasje në arsim, përballen me varfëri dhe kushte të vështira jetese, ndërsa fenomeni i martesave të hershme vazhdon të cenojë të drejtat e vajzave në disa vende.
Me rastin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës dhe organizata ETEA po organizojnë aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”.




