Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Agron Qalaj ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës “Drejtësi që sheh fëmijën”, e lansuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të drejtësisë për të mitur, duke u fokusuar në rehabilitim, edukim dhe riintegrim të tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe parimet e shtetit të së drejtës.
Fushata është organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizata “Terre des hommes” në Kosovë.




